Bujaria Tironse
Nga Marsida T. Najdeni
18 gusht 2018
Hape shpirtin o tirons
Xhymertlliku fillo m’fis.
Shif me zemën jo veç me sy
Nimo kur o për t’nimu.
Jepi i dor kushrinit tat
Funia le ta di perenia jo robi.
Boje t’mirën hudhe m’det
Kot s’kon pas thon t’vjetrit përher.
Po s’ju gjinëm njoni tjetrit
Mo për tërpo ka me shku.
Mos e le t’mytmin pa i dor
Kaiher mjafto veç llafi mir.
Goj mjolt, buza gaz, ene bamirsi
Shko në gen o tirons.
Duje tatin siç do veten
Se ai t’i njef huqet.
(Shkëputur nga cikli “Bad Writers Society”)
Leave a Reply