Gazeta Arbënia
Nga Folklora e Tiranës
Tre emna të bukur të harruem
– Qi gjuha ka fillue të shtrembënohet, kot, pa arsye vetëm sepse neve s’kemi pikë kujdesi për ‘të, na e tregojnë tre emna të bukur muejsh që neve i kemi zavendësue me tre emna të huej. Përpara dhjet-pesëmbëdhjet vjetësh të nandit, të dhjetit dhe të njimbëdhjetit muej të vitit, u thojshin, sikundër u thonë edhe sot katundarët dhe pleqt e plakat : vjesht’ e parë, vjesht’ e dytë, vjesht’ e tretë! Në Tiranë bile kemi për këto tre muej tre emna shumë ma të bukur edhe së këta të tre: Britm’ i parë për Shtatorin, britm’ i dytë për Tetorin dhe Brymuur për Nanduerin.
Britëm-i Brymuur-ori
A ka emna mâ të bukër se këta! Un themë qi jo!
Emnat Shtator, Tetor dhe Nanduer nuk janë shqip.
Shumë shpejt u përhapën këto tre emna të shpikun sepse u shkruen në libra e në gazeta. Po le të përdërojmë edhe emnat e vërtetë, edhe t’i shkruejm po në libra e gazeta se atëherë kemi më folë Shqip me të vërtetë dhe kemi me shkrue Shqip, shifni sa bukur tingëllojnë:
Britm i parë, Britm i dytë, Brymuur!
XH.F
Gazetari Xhemal Farka do të pushkatohej në lulë të jetës nga komunistët pa bërë kurrfarë faji.
Leave a Reply