Nga Marsida T. Najdeni
12 korrik 2020
Në ëndrra tek ti fugoj
dhe strukem në imagjata pa mbarim.
Sa e bukur je, krejt më trullos,
me zëra të shkuar plot hijeshi.
Në ëndrra je mahnitëse,
aty ta ndjej aromën e harruar.
Si flutura nëpër mimoza,
t’i kaplon me hare në ëndrra.
Lozonjare e mbushur me dashuri
përpiqem t’shijoj sa zgjat ky ondrrim.
Oh t’i prek vendet e ëmbla
shërbet kujtimesh që nuk fohem.
Flladi jot ilaç i shpirtit tim
sikur mos të zgjohem sa mirë do t’ish.
Qyteti im i tjetërsuar, robt e mi t’neglizhuar,
me ju përherë jam dashuruar.

Leave a Reply