Propaganda kuqe anti tironse.

Propaganda kuqe anti tironse.

Marsida T. Najdeni

19 prill 2021

Kur erdhën pushtuesit e kuq në 1944 në Tironë nxorrën disa teori. Teoritë konspirative dihet që i përdorin diktatorët për të kontrolluar popullatën mendjengushtë dhe pa ndonjë far’ shkollimi. Duke sjellur me qindra e mijra partizanë të bërë lavazh për t’i shërbyer kauzës Enveriane asikohe vendalitë e gjetur duhet t’i shihnin jo me humanizëm, por dhe me ndjenja supremacie inegzistente. E kështu komunistët që vinin shumica në Tiranë nga fshatrat e Tepelenës, Skraparit, Vlorës, por kishte dhe vende të tjera të Shqipërisë, ama këto tre vende përbënin shumicën, çoç u dukej vetja me shpatullat e ngrohta nga partia. Ishin pa ndonjë shkollim, shumica analfabetë, pa pasuri, edhe pa dije historike, filluan të përdorin teoritë konspirative për t’i shërbyer babait politik, por dhe për të përmisuar jetët e tyre. U bënë me shtëpia, me punëra, fëmitë i futën nëpër shkolla, dhe s’jetonin me frikën e sistemit, sepse sistemin e bënin vetë ata. Ndërsa tironsit me breza aty, duhet t’i prisnin me lule gjasme, a thua se ishin Mesiah, ndërkohë që sollën vrasje, tortura, hajdutëri, sharlatanizma nga më të ndryshmet. Mbi 150 të pushkatuar nga dora e kuqe ka vetëm komuniteti autokton tironas.

E para teori ishte se medemek tironsit ishin pijanecë, pra shpirtin bujar dhe me jetu si qefli, e transformuan në pijanec. O është pirë rakia me kuintal në Jug të Shqipërise, o kërkund. Ndërsa në Tiranë deri pa ardh koha Zogut nuk futej alkoli në qytet. Gjendej vetëm nëpër hanet e periferive. Nuk di asnji nga gjyshërit e mi, si nga nona a nga baba, t’ishin pijanec, as e kanë fut në gojë përveç mbase ndonjë sebepi gëzimi dhe pse ishin datlindja 1912 dhe 1923. As kam dëgju për stërgjyshnit ta kishin këtë huq vetiak fundia. Megjithatë, kallare kuqët ngre e ve tironsit pijanecë. Im atë që është 78 vjeç thoshte shpesh “se të qenurit tapë e mësoi në shërbimet nga Jugu duke qenë se andeja e kthenin dollinë me eks.” Këtë nuk e them për të treguar se gjasme tosqit paskan qenë pijanec; aspak, por për të treguar se nuk ishin tironsit më shumë se ata, aq sa ata të nxirrnin teori konspirative. Pra, mënyrën e jetesës “la dolce vita” ia morën mbrapsht sepse s’e kuptonin, por edhe sepse u shërbente të justifikonin pushtimin e Tiranës.

Teoria tjetër e shumë përdorur ishte se medemek tironsit ishin dembela, edhe pse 95% jetote në toka të veta, shtëpia të veta, pra në pronë të veten, të cilat i kishin fituar me punë e me djersë. Kallare kuqve, që su kishte thënë njëri puna e mbarë, e që hynë në shtëpiat tona duke na përzënë ne. Me florijtë tanë hëngrën bukë, i gjetën gati, i dukesh vetja puntorë se dinin si me qenë hajdut, kurse tironsave dembela. Floriri më i madh u vodh në Tiranë, veç me dembelizëm s’ishte vënë. Çmenduritë paradoksale që ndodhin vetëm në Shqipëri. Vidhi shtëpinë, pasurinë, merri jetën dhe quaje dembel. Ti që vjedh, pret e vret na dilke i zgjuar. Kjo teori me dashakeqsi është trashëguar dhe sot. Të kesh sedër duke mos u bërë yftijarxhi (shërbëtori) i x apo y, që duke të shfrytëzuar ty zgjidhin kauzat e oligarkëve apo politikanëve të korruptuar, quhesh dembel. Nuk të njihet si sedër, si një qendrim i denjë, por të japin nofkën “dembel”. Dembel sepse s’do t’i lëpihesh sistemit të korruptuar të rradhës?

Teoria tjetër pastaj që do t’i vente vulën ishte se medemek tironsit ishin të trashë, të pa shkollum, të prapambet, paçka se po të shohësh listat e studentëve të shkolluar jasht para 1944 janë tironsit në nivel universitar jasht shteti. Mbi 250 intelektuale të dalë nga komuniteti tironas janë me shkollime të larta jasht Shqipërisë pa ardh Enveri në Tiranë. Edhe pse ishin të zotët nëpër zanate nga më të ndryshmet, nuk quheshin as këto. Po për tregtinë e trashëguar ndër breza, prap nuk u njihesh për zgjuarsi. Ndërsa traditat kombëtare që i ka çdo trevë dhe ato i damllosën me petkun e prapambetjes. Muzikën e gjerë, që pa të s’martohet asnjë shqiptarë dhe me tekste perla, ia vulosën si jasht mode. Me dialektin e butë tironas pushtuesit e kuq shpallën luft, sepse jo vetëm që s’mund ta flisnin dot, por gamën e larmishme metaforike të të folurës tironase nuk e kuptonin dot. Filluan t’i përsërisnin aq shumë këto teori pa baza dhe pa fakte, saqë përrallat e kallarve kuq i morën për baza. Me pak fjalë të ishe tirons i shkolluar, tregtar, me prona e shtëpi, tu pa punën tënde në vendin që ta lanë të parët duke jetu me adetet e trevës ishte injorancë. Ndërsa, të vije si pushtues, vrastarë, propagandues, zaptues, hajdut ishte meritë e zgjuarsi, përparim kohor.

A nuk ndodh e njëjta gjë me politikanin Dashamir Shehi? E tallin, e përqeshin, e përshkruajnë me batuta, këta që po t’i pyesësh për prejardhjen e tyre shumë shumë deri tek gjyshi partizan mund të shkojnë, kurse Dashi është brezi i 5-të në familjen e tij me shkollë të lartë, me një familje të respektuar ndër breza në komunitet, njeri që nuk lëpihet dhe i thotë gjërat troç, nuk ka as vila n’Surrel e as fmitë multi-miliardera, dhe as nuk spërdridhet me ia fut gishtin tjetrit dhe me i thonë “Ë të pëlqeu? Nashti ec e maji erë!” Por, shqiptarët gishtin dunë, s’dun të vërtetën. Nuk duan tironsin e ndershëm, por komunistin uzurpues.

Shumë veta s’do ta kuptojnë këtë shkrim modest. Shumë veta mbasi ta lexojnë dhe do t’më paragjykojnë. Por, ndaloni vetëm një sekond, si do të ndjeheshit nëse do t’kishit 3 breza a më shumë nëse njerëzit e tu do t’përfoleshin pa të drejtë? Të cilët nuk mund të gjejnë drejtësinë në një shoqëri të korruptuar? Mendojeni mirë… nëse keni zemër.

_________

Dashamirës dhe jo dashamirës,

mendoni disa se kam ndonjë “urrejtie” për toskët. Hahaha, qesharake, ja ku po ju them, një nga njerëzit që đua më shumë në jetën time është puro toske pogradecare. E dua pafundësisht si ta kisha mamanë time! Një nga miqt më të vjetër e më të besueshëm për mua e kam nga Tepelena. Kam ngrënë e kam pirë me skraparlitë jam kënaqur si në shtëpi time. Adhuroj çamët, vlersoj gjinokastritët etj. Jam krenare për Jugun e Shqipërisë, për traditat, njerëzit e gjithçka.

POR HISTORIA NUK ËSHTË OPINION!

Nuk ka faj Marsida se partizanët dhe më pas sigurimi në Tiranë mbi 85% ishte nga jugu, posaçërisht skraparli, tepelenas, lebër… Të tregosh të vërtetën nuk është as urrejtie, por detyrim moral, e historik, për çfarë ka ndodhur vërtetë me njerëzit e mi, unë s’do të ndaloj. Mësoni pak nga gjermanët o derëbardhë, që pranuan fajet e gjyshërve e baballarëve, kërkuan falje, pranuan realitetin dhe faktet historike, e bashkarisht ecin përpara. Mos më sulmoni mua në përjetësimet e familjes sime e të qytetarëve të mi.

Të thuash të vërtetën do guxim!

Foto nga italiani Luigi Pellerano për National Geographic në Tiranë, 1931.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: