Këshilla për mjekët e ri e të reja nga shtrati i vdekjes.

Marsida T. Najdeni

19 janar 2022

Këshilla për mjekët e ri e të reja nga shtrati i vdekjes prej doktorit tironas, pediatrit me namë, Dr. Jorgj Jorgoni (1903-1968). Këto këshilla ia dha nipit të tij, Dr. Nikolla Jorgonit, por unë e pashë shumë të vlefshme për këdo mjek apo mjeke sot në Shqipëri t’i lexoi e t’i praktikoi. Citoj Dr. Jorgj Jorgoni:

“Doktori duhet të dëgjoi me vëmendje ankesat e pacientëve. Mos e nënvlerëso kurrë një të sëmurë sepse i sëmuri vuan dhe mban shpresat tek mjeku. S’duhet të largohesh nga i sëmuri pa qenë i sigurt për gjendjen e tij shëndetsore. Tregohu i qetë dhe i papërtueshëm. Do ketë shumë raste kur duhet të injorosh kënaqësitë personale, ndofta dhe ato familjare, sepse e kërkon detyra. I sëmuri kërkon një buzqeshje – jepja, kërkon një fjalë shprese – jepja! Mos u trego i lodhur përpara tij, mos trego shqetësim për gjendjen e rëndë, por duhet t’i hysh punës nën dritën e dijes dhe eksperiencës së fituar. Ki kujdes nga paraja, ajo nuk është gjithçka. Njeriu nderohet nga të mirat që bënë e jo nga leku që ka. Është emri që mbetet, që nderon ty, familjen tënde, fëmitë e tu, vendlindjen. Ka vetëm një rrugë në këtë jetë, ajo është dashuria, është drejtësia. Sa më tëpër të kujdesesh për të sëmurin aq më afër Zotit je. Në punën tënde si mjek nuk është e keqe e madhe t’i bësh një të mirë mosmirënjohësit, por është fatkeqsi të marrësh shërbime nga i poshtri.”


Këto fjalë madhështore tregojnë qartasi botkuptimin e madh, shpirtmadhësinë e pafundme, intelektualizmin e lartë, dhembshurinë e patjetërsuar të doktorit pediatër. Siç duket puna e dhjetra dekatave me fëmi të sëmurë atij ia kishin zbutur zemrën dhe mendjen. Nuk e harrojnë pacientët doktorin e ëmbël.

Kush ishte Dr. Jorgoni?
Ai lindi në një familje qytetare të Tiranës më 16 gusht 1903. Si shumë familje orthodokse të Tiranës, që kanë rënë aty prej afro 3 shekujsh, edhe familja Jorgoni është e këtij komuniteti mjaft të dashur të Tiranës. Ai ishte poliglot mbasi zotëronte përveç gjuhëve mëmë shqip dhe vllehe, gjithashtu greqishten e lasht dhe modernen, latinishten, gjermanishten, italishten, frëngjishten etj. Mbas mbarimit të mësimeve fillore në Tiranë, ai vazhdoi gjimnazin e Korfuzit dhe të Athinës, të cilat i kreu më 1922. Nga viti 1923 deri më 1931 ai studioi, jetoi dhe u specializua në Austri për mjek pediatër. Iu afrua punë si pediatër në Austri, por ai vendosi të rikthehet në Tiranë pranë familjes dhe t’i shërbente njerëzve të tij. Për 40 vite pa rreshtur, çdo ditë e çdo orar, ai i shërbeu të sëmurëve si shefi i Pediatrisë në Spitalin e Tiranës. Deri kur u shkëput nga jeta para kohe në moshën 65 vjeçare ai mendoi pa ndalur për pacientët e tij. Nuk pushoi kurrë së studiuari ku botoi mbi 15 studime shkencore, sepse kështu sigurohesh se sillte gjithmonë për të sëmurët metodat më të kohës e më efikase. Varrimi i tij në vitin 1968 ishte madhështor ku morën pjesë me qindra pafund dashamirës nga e gjithë Shqipëria.

Referencë: Faleminderit Dr. Nikolla Jorgonit për këtë histori të bukur dhe fotografinë e doktorit legjendarë, i cili ka qenë dhe pediatri i prindërve të mi, të cilin nuk e hoqën nga goja gjithë jetën.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: