Pagëzu nga lashtësia!

Nga Marsida T. Najdeni
6 mars 2022

O Tiron ishe qytet fatlum,

pagëzu nga lashtësia.

Mes të mirave u krijove,

treva jote shum’ pjellore.

Njeti par kur të krijoi,

beku prej perënis filloi.

Njerzia n’fole tate lulzoi,

njimi-e-nji t’mira përfitoi.

Sa fortuna të pruni jeta,

prap krenare mbijetove.

Shekull mas shekulli qëndrove,

fole e shqiptarizmës ti u bone.

Nga Bargjinët e Mulletët,

tek Petrelët e Tufinët,

nxorre dyr të mëdhoja,

prite Toptanët me napolona.

Dyr të mira Jella e Maçi,

plot ner Fortuzt e Begejt.

Biramila ishin Tafajsit,

trima mbi trima ke Pazart.

Me Këlliç e Hobdar,

a do Kërçik e Qinam.

Pa harru Bodinakt,

Kokonozt e Tabakt.

Ke Demnert porta çel,

vlo muzika ke Zybert.

Bi violina ke Hallullt,

shërbetli jon Katrosht.

Fise të zgjuta si Bogdonët,

ne Bakallt e Llagomët,

ke Beshirt hapet zemna,

kurse fora e bojn Kacelët.

Po xhamia e Karapicve,

ene kisha e Golgotve.

Fizamonika e Bunecve,

lum Ija për Alimehmetët.

Librit kurrë nuk ju dam,

Bakit ishin primar,

por ne Lugat e Marasit

nuk ju dan këndimit shqip.

Kampiona t’parë ishin Dashi,

ene Kusi me gjith Saraçin.

Për mjeksi Nroqt i ke fiks,

s’ka Tirona njerëz t’kqi.

Ene Farka apo Kika,

njerëz t’bukur ene Shimat,

Vorpst dhe Vatht njit e njit,

ah Stërmost veç me dashni

Kongt e Gurrës si harrojm,

Rexhën bylbylin e kujtojm.

Pezt e Myderizt i nerojm,

kafen ke Tagant e preferojm.

Kafe Kursalin europian,

prej Kondve e kishim fal.

Mos shisni men kot,

por mësoni prej t’parve ton.

Fise shume, e bollik plot,

t’gjithve sun ju rreshtoj.

Veç i gjo mos harroni,

derrit daj kurrë mos i thoni.

Runi shpiat e runi dialektin,

me t’keqen lal e tat mos u boni.

Runi llagapët prej betonit,

farn e juj mos tjetërsoni.

Me adetet t’bashkjetoni,

amanetet mos t’i harroni.

Për Tironën të menoni

dhe pa kursy të kontriboni.

Elegjit për fiset tironse,

nuk i boj për ojna,

por t’i veni gishtin kokës,

se s’ba mo Tirona.

____
Gjaku im, tironas/e, për efekt strofe sun i rreshtoj gjithë familjet e nerume të qytetit. JU DU FORT NJI KA NJI TË GJITHVE!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: