Barbarizma shqiptare e projektit francez të Dullë Edvin Ramës.

— Kini durim dhe lexojeni. Faleminderit!
Nga Marsida T. Najdeni
13 korrik 2022

1. Kush e njeh Tiranën e di mirë se toka e saj sizmike nuk mund të përballoi 140 metra qiellgërvishtëse. E mos t’i rrei mendia kujt se tek ne ndërtohet me nivele teknologjike aq të larta anti sizmike. Tek ne punëtorët e ndërtimit janë pa kokore mbrojtëse, prandaj mos të gënjehemi. Nuk po them mos të ketë risi, as të ndërtojmë me qerpiç, por çdo gjë duhet brenda një formati të pranueshëm nga disa faktorë, një prej tyre relievi. E jo kështu kuturu, medemek të ka ra Tirana në telebingo. Mos ta la gjë Taqi me tapi Tiranën, o Edvin?

2. Arkitektura karakteristike, jo vetëm e Tiranës, por e Ballkanit dhe Shqipërisë, nuk ka hapsira për kësilloj godinash, ose më saktë shumë pak hapsira. Arkitektura po nuk respektoi prejardhjen humb çdo vlerë. Prandaj dhe arkitektët e Romës nuk e nganë Pazarin e Vjetër këtu e 80 vite përpara. Mirë që s’keni as botkuptimin e pushtuesve italianë, por keni dhe një urrejtie patologjike për këtë qytet. Ma shpjegon dot kush… sesi mund të pranoi “Rruga e Elbasanit” një godinë të tillë? Nuk ka kurrësesi si ta pranoi, është komplet jasht loje. Çfarë le me dyshu se të tjera si këto (kaq të mëdha dhe më të mëdha) do t’fillojnë të mbinë nëpër lagjet e Tiranës.

3. Kush ia fali Tiranën këtyre barbarve që ta bëjnë lesh e li? Një park lodrash, një hapsirë publike, një copëz mini mushkëri, e transformuan pa pjerdhur për askënd. Në vend ta merrnin atë park e ta shfrytëzonin për shërbimin origjinal që kishte, vendosën ta zhdukin. Ku është e mira e përbashkët këtu? Politikë e vjetër e barbarëve, e lenë të përdhoset një zonë a godinë, për të ta shitur pastaj projektin e tyre ordiner si vlerë e shtuar. Jo ore jo, këtu është vlerë e zhdukur barbarisht. Ka hile burra!

4. Çfarë frymojnë banorët e Tiranës? Në vitin 2019 Tirana ishte nga qytetet me ajrin më të ndotur në botë, dhe veç vazhdon të shtohet. Në listën e 300 QYTETEVE ME AJRIN MË TË NDOTUR NË BOTË, TIRANA ZURI VENDIN E 38. E theksoj, nga qytetet me ajrin më të ndotur në botë. Më 2021 71% e lejeve të ndërtimit në të gjithë truallin e Republikës së Shqipërisë ishin dhënë në Tiranë. Babëzi e kalibrit mega universal. Nga ky projekt, me monstrën 140m, zona përreth humb 8 hektarë tokë gjelbërim, që mund të ishte shfrytëzuar dhjetra herë më mirë për të mirën e përbashkët. Por jo, mjafton të mbushen xhepat e oligarkëve duke pastruar paratë e tyre. 8 hektarë tokë që prej dekatash e kishin një pozitë të caktuar, por duke e lënë në harresë e kanë tashmë të lehtë të bëjnë monstra të tilla.

5. Në vitin 2021 mbi 40% e parave të përdorura në ndërtim ishin para informale, pra të zeza, çka do të thotë se oligarkët pastruan afro gjysmën e pasurisë së tyre. Para për të cilat as kanë paguar taksa dhe as kanë ndihmuar në rritjen e ekonomisë. % e parave informale në ndërtim vazhdon në rritje. Pakica jeton në kurriz të shumicës në mënyrën më çnjerëzore. Për të pastruar paratë e tyre oligarkët e qeveritarëve nuk u intereson se vuan një qytet e komb i tërë.

6. Ndërtimet vertikale filluan si nevojë e mega qyteteve që po rriteshin në mënyrë konstante. New York 18 milionë banorë, bënë sens ndërtimi vertikal. Ama Shqipërisë i ka shteruar rreth 44% e popullsisë. Për kë po i ndërtojnë? Në 2021 statistikat tregojnë se kishte mbi 1000 pallate bosh. Për çfarë vazhdojnë dhe ende ndërtojnë? Për kë? Nuk kryejnë asnjë funksion për një popullsi në të gjithë Shqipërinë tashmë as 3 milionë. Saktësisht 2.8 milionë. Sepse për një popullsi ballkanase si Shqipëria s’ka nevojë për të tilla qiellgërvishtëse. Athina, që biem dakortë të gjithë as nuk krahasohet me Tiranën, ka rreth 25 godina të larta, të cilat variojnë nga 33 metra deri në maksimum 103 metra. Popullsia e Athinës në 2022 është 3.1 milionë banorë. Vetëm kaq mjafton për të hedhur posht çmendurinë e Edvin Ramës.

Vazhdon…. unë shkruaj si qytetare, aspak si specialiste. Një qytetare që i dhemb zemra se nuk i lanë asgjë nga vendlindja.

____

Foto: Artan Rama.

Infot: Citizen Channel, Instat, Exit.al, Monitor.al, Numbeo Pollution Index, Macro Trend etj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: