Kryekomunisti!

Nga Marsida T. Najdeni
19 korrik 2022

Nqse ka një politikan shqiptarë që urrej në Shqipëri, ai është krimineli, Sali Berisha.

Për shumë arsye, e para, mbi të gjitha korrupsioni dhe hajdutlliku nga ana e tij, familjes së tij, oligarkëve dhe sahanlëpirësve që mban (e ka mbajtur) përreth.

E dyta, vrasja e shpresës së madhe. Shpresa e brohoritjeve të një populli plot ëndrra e dëshira: “E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EVROPA!” – të cilat krimineli Sali Berisha i vrau, i zhduku, i telendisi.

E treta, përdhosjen e një demokracie të shumë pritur e të shumë kërkuar, për një demokraci ku vdiqën me qindra e mijra martirë. Me demokracinë tonë krimineli Sali Berisha fshiu menderen.

E katërta, kthimin e PD (partisë demokratike) si një pronë private, e ka gjetur me tapi. Tjetërsimin e PD duke e mbushur me njerëz të paaftë, kuqodashës, servila. Largimin e demokratëve të vërtetë dhe intelektualëve të papërlyer.

E pesta, shkatërrimin total të pronës private me ligje si ai 7501, apo duke thirrur garipët e tij të vinin të zinin toka kuturu, ama me një qëllim… blerjen e votës. Një katastrofë si për nga ana e të drejtave njerëzore, prona e drejtë njerëzore primare, por katastrofë ekologjike gjithashtu.

E gjashta, mos dënimin e krimeve komuniste. Futi kuçedrën Nexhmie Hoxhën në “burg” për kafet që kishte pirë. Tallje dhe shuplakë mbi viktimat e një sistemi totalitar të pashoq. Nuk ka bërë as edhe një ditë burg një ish prokuror i komunizmit, shef policie, sigurims, hetues, etj. Kjo falë kriminelit Sali Berisha.

E shtata, mbajtien me rrena se “do t’hapeshin dosjet e komunizmit”. Jo vetëm që su hapën kurrë, por tani janë aq të tjetërsuara e manipuluara, që zorr t’i gjendet filli.

E teta, na la klyshët e kuq kallup, sepse vetë i tillë është. I la të fuqizohen, të kapin çdo arterie pozite, ekonomike, fuqie të pamasë. Këta horra tjetërsuan qytetin tim, vendlindjen time, dhe sot u rrenë mendja se Shqipëria po hyn në Evropë.

Nuk më intereson fort a je kundra a pro meje. Ky është mendimi im, kështu e mendoj dhe e përjetoj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: