Megalomaniaku!

Nga Marsida T. Najdeni
19 korrik 2022

Eufori provincialësh, me në krye një kryeministër në pushtet peshqesh prej Sali Berishës. Një megalomaniak i kategorisë së parë, që me unin e sëmurë (gjoksi vrimë) i duket se vetëm ky arrin gjëra. Të paktën, minimumi, të thoshte, “kemi kaq breza që punojmë për këtë ditë, e kaq mund njerëzish, që presim thjesht një shqyrtim.” Sepse në të vërtetë vetëm kaq është dita e sotme, mundësia për shqyrtim. Rilindja po gëzon thua se hymë në BE, me një foto të megalomaniakut, duke i thënë “ia arrite”. Kapedan, kampion, i madh etj epitete sahanlëpirësish. Po çfarë arriti? Arriti deri tek Evropa për të na marrë në shqyrtim, po dreqi e mori 32 vite mbas, sikur edhe thjesht për sevap BE pranoi të na marrë nën shqyrtim. Meritë do ta quaja kur më 1995 (koha Sali Protopapës) Evropa tha se me ndryshimet e duhura asokohe (po të kishte patur halla ashtu) ne dhe në 2001 mund të ishim pranuar për këtë shqyrtim. Po kush do të vidhte? Kush do ta bëntë këtë tranzicion një masakër shoqërore? Saliu, Meta, Nano, Rama, Veliaj, Basha e kompani.

E megjithatë, dita e sotme po festohet thua se nesër Shqipëria gdhiu në Bashkimin Evropianë. Ndërkohë, që zotëria në foto, O. Várhelyi nga Komisioni Evropian, sot u shpreh shumë qartë, për ata që duan të dëgjojnë. Foli qartë, por trimat e kapedanit e kishin mendien për selfie. Çfarë tha?

Metodologjia e rishikimit, që ka disa pika tha Várhelyi… si psh:

Cilësia e ajrit që ne thithim. 
Kujtoj se vetëm Tirana është në numrin e #38 të qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Falë megalomaniakut dhe horrave si ky.

Cilësia e ushqimit që ne hamë.
Kujtoj se Shqipëria ka standartin më të dobët të kontrollit ushqimorë në rrajon, lere në BE. Falë megalomaniakut dhe horrave si ky.

Cilësia e ujit që ne pimë.
Kujtoj se Selitën e zhdukën, se uji Bovillës qelbet, se inertet nëpër lumenjtë tanë etj. Falë megalomaniakut dhe horrave si ky.

Kapacitet të sektorit shëndetsor.
A keni nevojë t’ju kujtoj unë sesi është mjeksia në Shqipëri? Për ibret. Falë megalomaniakut dhe horrave si ky.

Mbrojtien e të dhënave personale.
Kujtoj patronazhistët dhe të dhënat personale të qindra mijra shtetasve shqiptarë të bëra publike falë megalomaniakut dhe horrave si ky. Hackerat mbi serverat e qeverisë.

Furnizimi me energji.
Shqiptarët ende më 2022 janë pa drita, madje shteti shet energji, e prap medemek del defiçit, sepse mbushen xhepat e megalomaniakut dhe horrave si ky.

etj pika si këto më lartë.

Për çfarë shet tangërllik, o megalomaniak?
Shkatërrimi yt prej 3 mandatesh i pikave më lart, 11 vite kryebashkiak, dhe horrave të tjerë para teje, bënë që ne të jemi larg këtij shqyrtimi nga BE. Në vend të na shisni mend me fraza “ia arrite,” “kapedan,” etj, merr e lufto korrupsionin në çdo arterie të shoqërisë. 

E prap, unë i gëzohem kësaj dite, vetëm për diçka. Ne jemi popull servil, a ka mbet perandori ndër shekuj që ne nuk iu servilosëm? Shpresoj shumë që kjo perandoria e BE-së, të di të na fusë në rrugë të duhur. Të na kap prej veshi, ne t’i servilosemi, e të arrijmë pikat e standarteve. Nqse kjo ndodh, le t’i marri meritat e pamerituara megalomaniaku, veç populli të shpëtoi e të ketë një jetë më cilësore.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: