Fshatarë.

Nga Marsida T. Najdeni
20 korrik 2022

Fobia e katunarllëkut shqiptarë si trashigimi e komunizmit është nga sëmundjet më të këqia psiko-mendore që kemi si komb, por dhe si ballkanas. Kësilloj fobishë (në këto nivele kaq të larta) janë pasojë e popujve të vegjël, horizonteve të ngushta, botkuptimeve të cekta. Fatkeqsia akoma më e madhe është kur këtë urrejtie klasore tribale e kryejnë vetë fshatarët midis tyre.

Do duket si klishe, si parrullë propagandiste, por pa fshatin nuk ka qytet. Duhet pranuar kjo e vërtetë absolute. Kjo jo se i bënë fshatarët më lart se qytetarët, apo anasjelltas, por pa një fshat të fort e të shëndoshë, nuk ka një shoqëri të vetëmirëmbajtur. Vetëmirmbajtia është tek ushqimi i mirë, tek cilësia e jetesës, tek gjërat e thjeshta në jetë, tek mirqënia e përditshme.

Por, cili fshat është ky pa të cilin qyteti vdes? Është një fshat ku fshatari është mbi të gjitha krenarë me të qenurin fshatarë. Aty ku dinjiteti i fshatarit është jo vetëm i pacënuar, por madje i ngritur, pra lartësuar. I pari që duhet ta besoi këtë është fshatari vetë. Nuk po flas për kapadaillëkun kuqo-mentalitet të tipit “Erdhëm ne nga ku hante pula gurë dhe ju bëmë njerëz juve.” Larg fodullëkët si nga pseudo fshatarët ashtu dhe nga pseudo qytetarët, qëndrojini larg këtyre sjelljeve. Unë po flas për krenarinë e fshatarit të zgjuar, fshatarit puntorë, fshatarit të traditave të pasura, të punës me djersë, të njohurive mbi blegtorinë, bujqësinë, prodhimtarinë, mirëmbajtien, vreshtarinë, jetën etj. Njohuri të vyera!

Te jesh fshatarë i denjësishëm krijon një shoqëri më të formuar dhe më të lidhur. Por çfarë është ky fshatarë me dinjitet? Ku prona e tija është e tija, e fituar me ndershmëri e djersë. Ku haku i punës së tij, pra fitimi, i shkon po atij, jo koperativës, apo shtetit hajdut. Ku varfëria mos të egzistoi në gjuhën e fshatarit, të cilit s’duhet t’i mungoi asgjë. Ku bollëku është pjesë e jetës së fshatarit, i cili krijon dhe mundësi shkollimi, punësimi, rritje sociale, rritje të fermës etj.

Më 1990 më shumë se 75% e Shqipërisë ishte popullatë bujqësore, ama nuk kishim fshatarë. Pse e them këtë? Sepse mungonin të gjitha pikat e lartpërmendura të qenurit fshatarë. Ishim ca qënië hibride, të sajuara nga Byroja anti-shqiptare. Fshatari doli prej komunizmit në ekstremet e varfërisë, të cilat shiheshin vetëm në vende të treta të Afrikës. Fshatari doli nga komunizmi pa dinjitetin e fshatarit, me krenarinë e përçmuar. Trashigimi që vazhdon ende sot. Çfarë bëri shteti shqiptarë me 75% e popullisë së saj? U tregoi se me qenë fshatar medemek ishte turp. I dha një shuplakë. O burra… t’i sulemi Tiranës e Durrësit, Vlorës, Shkodrës… etj, duke jetuar në geto. Më mirë një pseudo qytetarë në geto, sesa një fshatarë i dalë nga komunizmi. Fatkeqsi!

Çfarë duhet të kishte bërë shteti me 75% e popullsisë se vet?

Thjesht një stimul ekonomik me kredi. Ehu sa fonde ka dhënë Banka Botërore që shteti Shqiptarë i ka shpërdoruar kot së koti. Vetëm sikur kësaj t’i kishte dhënë prioritet. Shembull: Fshatarë, unë shteti të jap 10 mijë dollarë, 20 mijë dollarë, mi kthe për 10 vite. Ti fshatarë i nderuar, puno gjënë tënde, prodho e shit gjënë tënde, ndërto një fermë të denjë, një shtëpi të denjë, një ekonomi për veten të denjë, shkollohu denjësisht etj. Jeto në vendin e të parëve, pa shpërngulje masive. Unë si shtet do t’i jap përparësi vetëm prodhimit të vendit në tregun shqiptarë. Nqse ka bilancë pozitive në prodhim dhe mund të exportojmë në shtetet fqinje. A e dini ku do të ishin shqiptarët dhe Shqipëria sot? Një mini Zvicër Ballkanase.

Por jo, shteti shqiptarë e donte fshatarin ende nën hyqmin e vet. I futi ca ligje ordinere si 7501, që ka krijuar një sherr masivë ndër shqiptarë me gjygje e dosje pafund, që s’ka perëndi ta krehi. Nëmos kjo, shteti shqiptare i ftoi nën hyqmin e titullit pseudo qytetarë, ecni ndërtoni si te doni, e çfarë të doni, pa lidhje, pa rregulla, boll që me jetu në qytet dhe boll me ia dhënë votën X partie me sy mbyllur. Duke harruar se qyteti kthehet në geto fare kollaj. Sepse nuk të bënë vendbanimi në qytet qytetarë.

E sot kemi një çorbë shqiptare ku fshatari ka turp të pohoi origjinën sepse s’e di as vetë ai se ç’është thelbi i dinjitetit të një fshatari. Tako 10 veta në emigrim, 8 janë nga Tirana, a thua se Tirana e bënë vezën me dy te kuqna. Ose janë nga një fshat 3 orë larg Shkodrës, por thonë janë nga Shkodra. A thua se shkodranit i vlen lëkura më shumë. Ose kemi të kundërtën, ku fshatari të shet një mega tangërllik e të sillet thua se ka zbrit nga Parisi. Flet me superlativa për fshatin që as emrin s’ia ke dëgjuar ndonjëherë dhe sesi në qytetin ku po jetojnë i ka gjetur vendalinjtë shumë mbrapa. Lum që erdhën këta. Çorba vazhdon ende më, ku ai qytetari ehuuu ta shet tangërllikun thua se rrjedh nga familja më e madhe aristokrate e Evropës. Harron se zbath ka luajtur tek rrugica. Apo qytetari që vetë s’ka bërë asgjë, s’ka arrit asgjë, por të enjt kokën me gjyshi im e stërgjyshi im. Po vetë është një copë mishi që merr frymë.

Quo vadis Albania?

Shumë shtete të Amerikës janë puro fshatare. Po marr një shembull: Kansas. Mesatarja që një fshatarë fiton në Kansas është $43,000 në vit. Kini parasysh se kostot e jetesës në të tilla shtete janë shumë më të ulta se në qytet, shkojnë dhe afro 50% më pak. Tokat e fshatarëve të Kansas shumica janë të trashëguara, por është dhe një përqindje e kënaqshme që janë fshatarë brezi parë. Një familje në Kansas arrinë t’i nisi fëmitë në Universitet. Shumica e këtyre fëmive studiojnë në Universitetin e Kansas, që ka një zhvillim të jashtzakonshëm në shkollimin bujqësor. Një mega kampus, mega programe shkollore, kur e kam vizituar para ca kohësh jam mahnit. Studiojnë jo vetëm për bujqësi, por dhe biznes, sepse duan të zhvillojnë fermat e families apo shtetit të tyre. Studiojnë dhe për marketing, analitikë, ligj etj. Mbarojnë shkollimet dhe vazhdojnë punojnë e jetojnë një pjesë e mirë e tyre në Kansas. Mund t’i tërheqi qyteti, e provojnë 2-3 vite në rini, edhe i kthehen biznesit familjarë në ferma. Një pjesë dhe lëviz atje, por një lëvizje/shpërngulje e kontrolluar.

Jo të gjithë duhet të jemi qytetarë, o rashë e vdiqa. Për sa jurista paska pas nevojë kjo Shqipëria jonë e vogël?!

Më shumë se 2/3 e popullsisë shqiptare jeton në aksin Tiranë-Durrës. Pse? Se shteti Shqiptarë kështu e dëshironte këtë katrahurë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: