Pusht-etarët!

Nga Marsida T. Najdeni
21 gusht 2022

Tani që më kaloi euforia e fitores së Luizës, por kjo e imja eufori naive – alla shqiptarçe, por me euforinë hipokrite nga kryeministri tek morri i vogël i Bashkisë së Tiranës, si t’ia bëjmë? Pa turp e pa sedër e festuan më shumë se Luiza fitoren e saj nëpër mediat sociale. Kryeministri duke thënë “Ky është kulmi!”, ia kopjoi direkte morri duke përdor të njëjtat fjalë. Fiks, KULMI, sepse ju Luizën e latë pa pistë atletike për 6 vite, në kulmin e moshës dhe të karrierës ju Luizën e latë të trajnohej tek kodrat e Liqenit të Tiranës. Luiza Gega, që lum Dibra që e leu, Durrësi që e rriti, e lum Shqipëria që e ka sepse është aset kombëtar, por siç ka deklaruar disa herë trajneri i saj i kurdohershëm, Taulant Stërmasi, Luiza s’ka kushte të trajnohet, jo vetëm kaq, por ajo trajnohet me shpenzimet e saja personale dhe të trajnerit. Taulant Stërmasi vetë ka treguar nëpër intervista se Komiteti Olimpik i Shqipërisë i jep vetëm 65mij lekë të vjetra në muaj. Një trajneri olimpik i japin një kafshatë bukë. Apo se shpërblimet Olimpike Botërore, që shkojnë në Komitetin Olimpik, Luizës i janë vonuar për t’ia dhënë dhe më shumë se tre muaj. Stërmasi prej dy dekadash është trajneri më i mirë i atletikës në Shqipëri, që përveç Luizës, zbulim tjetër i tiji është kampionia aktuale e Ballkanit për moshat e reja Redia Dauti (17 vjeçe). Edhe kjo rrugëve trajnohet. Bënë stadiumin e ri “Air Albania” duke i prishur pistën atletike dhe duke mos e ndërtuar stadiumin e ri me një pistë atletike. KULMI pra, mirë e tha qerratai. Çfarë i kushtonte Ramës 400mij euro më shumë t’i vinte stadiumit një pistë atletike? ASGJË! Kush do vendoste një derro kullë tek stadiumi? S’po i rruhej fort për pistën e cila ishte 80 vjeçare. Si mund të rri një qytet si Tirana ku jeton 2/3 e popullsisë shqiptare pa një pistë atletike? Si mund t’ia prishësh traditën? Trajneri Stërmasi tregon se si “iu desh ta lypi pistën” tek Veliaj. Dhe kjo pistë erdhi tek Liqeni, tek Liqeni!!! Kjo Tirana kryeqytet me mbi 1 milion banorë nuk mund të ketë një stadium olimpik, por atje rras e plas tek Liqeni. Kur si le hapsira një qyteti, normale kuturu do veprosh, o morr i kuq. Gjithësesi pista ka veç 1 javë që u bë funksionale, do parë sa do rrezistoi dhe a do arri të çertifikohet nga Federata Olimpike Evropiane. Luiza, sot Kampione e Evropës, u trajnua rrugëve me parat e saja.

30 vjet duke parë urimet e horrave kriminelë pusht-etarë, që sa qindra mijëra Luiza dhe Ilir kanë larguar nga vendlindja. BOLL MË! KUR DO ZGJOHEMI?

______________________________________

PËR KURIOZITET:

Nga trajneri, tironsi im ju bofsha, Taulant Stërmasi kam mësuar se Shqipëria ka këto pista atletike:

Një pistë në Shkodër në kushte mizerie, saqë ai s’e ka lejuar Luizën të stërvitet aty, për arsye se rrezikonte dëmtime serioze muskulare dhe të këmbëve. Aq sa ai diku ishte shpreh se “i dhimbsej kur shikonte atletët e ri në ato kushte, që mund të dëmtohen e t’i mbyllet karriera.”

Dy pista të vogla në Korçë, por që janë të pa çertifikuara nga Komiteti Olimpik Evropianë, e që njëra prej tyre gjithmonë me ujë, kthehet e pa vrapueshme.

Një pistë në Elbasan Arena, e vetmja e çertifikuar, në një qytet që mban as mban 1/10 e popullsisë së Shqipërisë, por e keqja s’është këtu, shyqyr që është ajo të paktën. Pistës së Elbasan Arena i mungojnë kondicionerët e pistës për tu trajnuar pa rrezikuar shëndetin e atletëve. Dhe pista nuk arrinë të mbajë 7 pengesa me ujë që kërkonte gara 3000m metra e Luizës.

Dhe një pistë që ka një javë që është inaguruar tek Kodrat e Liqenit, mbrapa Hotel Sheratonit, sepse aq pak vlerë ka atletika tek ne, sa qyteti me mbi 1 milionë banorë s’mund të ketë një stadium olimpik me të gjitha kushtet. Kjo pistë pritet a do t’çertifikohet nga Komiteti Olimpik Evropianë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: