Iku një Bujar, la mbrapa shumë bujari.

Nga Marsida T. Najdeni
30 gusht 2022

Bujar Zajmi u shtri sot përjetësisht në tokën që ai e deshti aq pafundësisht, në Tiranën e tij, për të cilën bëri aq shumë, i dha aq ngjyra e jetë, me të cilën pati jo vetëm raport gjaknor dhe shpirtëror, por dhe një mirnjohje reciproke. Bujari shkrihet sot me Tiranën e tij ashtu në heshtje siç dhe jetoi pa komplekse, pa dukje të kota. Lindi njeri, jetoi si njeri, e vdiq po aq bukur njeri. Sa nevojë kemi për të tillë personazhe në shoqërinë tonë. Sa pak dimë t’i vlerësojme sa i kemi gjallë. Mbi 7000 mijë vepra arti ka lënë artisti, piktori, grafisti, shqiptari i madh, Bujar Zajmi. Ishte i vetëdijshëm se ai ishte i vdekshëm, por po aq serioz se vepra e tij do t’kthehej e pavdekshme. Për aq kohë sa do t’ketë shqiptarizëm do t’jetoi dhe vepra Bujarit. Në veprën e Bujarit jeton identiteti shqiptarë, jeton karakteri arbënor, jeton kultura e lashtë ilire. Na ka lënë një pasuri të madhe, sepse ai përtej vdekshmërisë do t’vazhdoi të flasë me ne ndërmjet artit të tij pamor. Duke na kujtuar se thjeshtësia, shpirtmadhësia, botëkuptimi, shqiptarizmi, janë pjesë e jona, e rrënjëve tona. Në veprën e tij Bujari paraqiti vetveten ashtu siç ishte. Ndiej sot një borxh, dhe në fakt duhet ta kemi të gjithë këtë ndiesi borxhi karshi artistit të fjalëve të pakta, por të një mesazhi të madh e kuptimplotë.

Artisti: Bujar Zajmi

Karriera e Bujarit ka filluar në vitin e largët 1956, duke punuar në film, pulla postare, libra, kopertina, në komikë, art tradicional, duke lëvruar një larmishmëri teknikash nga grafika, kolazhe, piktura në vaj e akrilik e të tjerë. Deri në vitin 1990 pjesa më e madhe e veprës së tij rrinte e fshehur, siç ka treguar vetë ai: “Ia tregoja vetëm Sadik Kacelit dhe Ramadan Sokolit.” 66 vite krijimtari, por nuk kujtohet Bashkia e Tiranës për vdekjen e një qytetari model. S’ka postime në Facebook nga qeveria për Bujarin, sepse s’ka përfitime marketingu dhe PR me të. Por, mbi gjithçka, sepse Bujari s’pranoi kurrë të bëhet vegël e asnjë sistemi. Prandaj dhe sot ai kujtohet, përcillet, nderohet nga mijëra e mijëra tironas dhe shqiptarë të ndershëm nga çdo trevë, brenda e jasht kufijve, nga diaspora e tutje. Të lumtë Bujar, është fat i madh sot të varrosesh nga njerëzit e thjeshtë, e jo nga qeveria apo vip-at e sfumuar. Të lumtë Bujar, që s’pranove kurrë të dilje jasht vetes për pak famë. Të lumtë Bujar, që nuk u shite idealisht në artin tënd puro shqiptarë, pa bërë kompromise karakteri. Pusho i qetë artist dhe danoç, ti detyrën tënde e kryve! Na ke lënë një xhevahir si Anila Zajmi-katanolli, të cilën e ngushëlloj për humbjen e babës.

One thought on “Iku një Bujar, la mbrapa shumë bujari.

Add yours

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: