Poeti pikturës shkoi në hamshim.

Nga Marsida T. Najdeni
24 shtator 2022

Nga Facebook mora vesh se qeka nda prej nesh një tjetër tironas kolos si në art dhe në jetë, zotni Sali Shijaku. Diti t’i jetoi siç deshti 89 vite zotni Saliu, paçka se lindi, jetoi, e punoi në sisteme të ndryshme politike, prandaj përveç se jetës, diti gjithashtu ta përshtasi artin e tij. Fatkeqsi të lindesh në një vend ku politika të dikton jetën deri në imtësi. Piktori Shijaku, si një shumicë plejade artistësh, dashje padashje u bënë preh e kufijve mendorë politikë. Lindi në vitin 1933 në një familje të respektuar tironase, dhe fëmirinë deri 11 vjeç e shijoi pa dit’ se ç’qe komunizmi. E përjetoi Tironën ashtu t’pa përlyeme. Prandaj jo më kot një nga pikturat e para të famshme të tijat, dhe personalisht e preferuara ime, që do ta fuste në botën e artit duke u vlerësuar si piktor i ardhshëm, ishte “Kostum tiranseje” e vitit 1952 kur ishte vetëm 19 vjeçar. Ia pa hajrin partisë kur për meritat e tija do t’shkonte me studime në Institutin e Lartë të Arteve “I.E.Rjepin” në Leningrad (1956-1961). Me këtë, por dhe me shume vepra nga arti i tij, do ngrihen aludime se ishte po ose jo komunist, ky s’është qëllimi im në këtë post. Por, unë dua të them se ai diti ta lëvroi sistemin e kuq me zgjuarsi, pa i ra në qaf kërkujt dhe su bë kurrë vegël sigurimi, ama i mori meritat e tija nga sistemi i kuq me dituri. Në shumë vepra duket qartasi fryma komuniste propagandistike, ndërsa në shumë të tjera dallohet letshëm modernizmi i tij. Ai ndoqi pasionin e tij të madh pikturën, me një punë kolosale, siç është shprehur dhe vetë: “Kur të tjerët më thonin mirmëngjes, unë u thoja natën e mirë, se kisha punuar pa pushuar.” Jo më kot duar-arti Sali dhe në këto 30 vite mbeti jo vetëm i dashur për popullin, por dhe i përshtatshëm me kohën ku ndër të tjera gjejmë dhe punime nudo. Zotni Saliu i qendroi besnik karakterit tipik tironas si në komunizëm e deri sot, që me sjelljen e qetë, mendien e mrephtë, fjalën e mirë, dhe zemrën bujare di ta kthei gurin në lule. Kështu do vepronte dhe piktori “Artist i Merituar” Sali Shijaku në art. Ai diti të na i sjellë të gjalla legjendat dhe traditat shqiptare në pikturë prej Norës së Kelmendit, Rozafës, Mic Sokolit apo tiparet e malsorëve, jetën fshatare, e deri tek përrallat e tepruara të realizmit socialist si tabloja “Pararoja e Batalionit Hakmarrja, 1966”, që sot mbeten si prova apo fakte të patjetërsueshme të jetës së shqiptarëve nën diktaturë, duke e bërë kështu Sali Shijakun përtej se artist e një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptarë të 100 viteve të fundit, gjithashtu dhe një ethnolog i arrirë dhe faktues historik.

Deri në fund me pasionin e tij.

Përveç njeriut të madh që ai ishte, përveç artit që la mbrapa si thesar prej 1500 veprash ku vitet do tregojnë se cilat do t’i rezistojnë kohës, zotni Saliu na ka lënë një dhuratë tepër të çmuar… Shtëpinë e tij karakteristike tiranase mu në zemër të Tironës, si një gozhdë në zemrat tona që s’dimë t’i ruajmë këtij qyteti më të mirën; por, edhe një krenari për të kuptuar rrënjët tona. Kjo banesë muze është dhurata më e bukur që na la mjeshtri jonë, por dhe amaneti më i madh, që të dimë të kultivojmë dashuri karshi kësaj treve humane e atdhetare. Prehu i qetë mjeshtër, në jetë ashtu si dhe në art u përpoqe të bësh më të mirën tënde ashtu siç e kuptove dhe ndieve veç ti. Zoti të pranoftë si banorë të parajsës!

Gruaja nga Zadrima, 1983.

Pararoja e Batalionit Hakmarrja, 1966.

Parti Enver, 1978.
Shtëpia tiranase e Sali Shijakut.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: