27 shtator 1936 në Tiranë.gazeta "Arbënia".nga Xhemal Farka "Gazetari i Vogël" Agimi, qyshë kur ishte fëmij donte me u bá gazetár. S’mendonte tjetër veç se si t’ja mbërrinte ditës qi të shkruente në gazetë. Sa rritesh gjithnji iu shtonte dëshira me shkrue. Nganjiherë shkruente ndonji hartim të vogël, por kúr shifte se ata të gazetës... Continue Reading →
Jo në emër të pronarëve!
Nga Marsida T. Najdeni17 mars 2022 Përpara se të shkruaj këtë mendim që më bluan prej kohësh, e shoh dëshpëruese se lexuesit shqiptarë, këtyre qënieve anti demokratike, i duhet shpjeguar shkurt se çfarë kuptohet me pronarë dhe pronësi. Akoma më keq që i duhet shpjeguar kuptimi i termit (fjalës) "ligjor". PRONËSIAështë gjendja ose fakti i... Continue Reading →
Pagëzu nga lashtësia!
Nga Marsida T. Najdeni6 mars 2022O Tiron ishe qytet fatlum, pagëzu nga lashtësia. Mes të mirave u krijove, treva jote shum’ pjellore. Njeti par kur të krijoi, beku prej perënis filloi. Njerzia n’fole tate lulzoi, njimi-e-nji t’mira përfitoi. Sa fortuna të pruni jeta, prap krenare mbijetove. Shekull mas shekulli qëndrove, fole e shqiptarizmës ti u... Continue Reading →
Goc Tirone pse je vronjtu?
Nga Marsida T. Najdeni6 mars 2022Mëndafshi traditë e vjetër,durt e buta, e menie puntore.Gocat mblidhen tu kuvendu,e qenisin për t'zbukuru. Goc Tirone e kuja je?E erës Dajtit t'boj be.Goce Tirone ku ke hum?Pres ujn e Selitës me m'fresku. Veshun me nur e hijeshi,lum kush t'ka në shpi.E gjinshme e hatër maru,me modestinë e ke tepru.Goc... Continue Reading →
1922: “KOSOVA E SHKRETË” – nga Hasan Fortuzi
Këtë ditë të bekuar t'Kosovës e për gjithë shqiptarinë po ju a uroj me një poezi nga viti 1922 shkruar nga tironasi Hasan Fortuzi (1898-1972). Profeci që i parashikon mirë… Vazhdo Kosovë e na mrekullo! "KOSOVA E SHKRETË" Shumë e randë ka qenë ajo Zojë e shkretëRreth e qark rrethu me mále e borë,Sot ka... Continue Reading →
Nga arkiva: Lista e tironasve të egzekutuar, pushkatuar ose vrarë në burg dhe rrethana misterioze.
Nga Marsida T. Najdeni Tek kujto.al - “Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit në Shqipëri” ku punojnë mikeshat e mia Admirina Peci dhe Blerina Gjoka, e ku unë kam dhënë sado pak kontribute, është një listë për të pushkatuarit/egzekutuarit e Shqipërisë. Lista ishte diku tek 7410 persona. Kam ndejt me ditë dhe me... Continue Reading →
Këshilla për mjekët e ri e të reja nga shtrati i vdekjes.
Marsida T. Najdeni 19 janar 2022 Këshilla për mjekët e ri e të reja nga shtrati i vdekjes prej doktorit tironas, pediatrit me namë, Dr. Jorgj Jorgoni (1903-1968). Këto këshilla ia dha nipit të tij, Dr. Nikolla Jorgonit, por unë e pashë shumë të vlefshme për këdo mjek apo mjeke sot në Shqipëri t’i lexoi... Continue Reading →
Drita Shundi-Siliqi – Midis Detyrimeve të Jetës!
Nga Marsida T. Najdeni13 dhjetor 2021 Të bubrroj (zbuloj) për familjen Shundi e kam gjithmonë kënaqsi vetiake. Një familje shekullore e Tiranës, e cila përpos arritjeve të saja familjare, i dhuroi Shqipërisë dhe Tiranës shumë. Besimtarë të mirë, patriotë të ndershëm, intelektualë të formuar, bamirbërës të palodhur, tregtarë biramil; por, edhe sportdashës dhe artdashës. Kështu... Continue Reading →
Propaganda kuqe anti tironse.
Propaganda kuqe anti tironse. Marsida T. Najdeni 19 prill 2021 Kur erdhën pushtuesit e kuq në 1944 në Tironë nxorrën disa teori. Teoritë konspirative dihet që i përdorin diktatorët për të kontrolluar popullatën mendjengushtë dhe pa ndonjë far' shkollimi. Duke sjellur me qindra e mijra partizanë të bërë lavazh për t'i shërbyer kauzës Enveriane asikohe... Continue Reading →
Dr. Jakov Hobdari 1865
Dr. Jakov Hobdari lindi në vitin 1865 siç njihej asokohe nga populli në mëhallen e Hobdarve, sot Hotel Tirana Internacional. Familja Hobdari është nga familjet më të njohura dhe të respektuara të komunitetit orthodoks të Tiranës. Një familje bamirbërëse ku listohen në Kodikun e Kishës Orthodokse të Tiranës prej shek 18. Dr. Hobdari i kreu... Continue Reading →