43 vite sot pa Fiqri Llagamin.

Sot bëhen 43 vite nga vrasja e gazetarit! Nga Marsida T. Najdeni 17 dhjetor 2021 Figura e Fiqri Llagamit mbetet e dashur për mua. Gazetar profesionist i orëve të para, të tillë formimi profesional gazetaresk Shqipëria i kishte me gishta. Në piedestalin e Gjergj Bubanit vetëm një publicist i rrangut të Fiqriut mund të përmendet.... Continue Reading →

Malit të Dajtit

Nga Marsida T. NajdeniVerë 2021 U çojsha pri krivati dilsha m'oborrpri nohis sate fllad i freskët.Moli Dajtit përkarshimirmjes ma bojte përdit.Si u gdhine zotnia jote?Kalofsh bukur goca jeme!Ene i dite qetër bashk me ty,falimnerit pereni për ksi bukurish.A mre Dajt, sa gjigand ishe,noltmadhnia jote na dhuroi jetën.Na shoqnove e na rrite s'na u dave ene... Continue Reading →

Parajsa në këmbët e Nonës.

Nga Marsida T. Najdeni 24 nëntor 2021 Tironsja Mejreme Tagani Kaceli u lind zonjë dhe vdiq po zonjë paçka internimit në Skrapar prej vitit 1951 e deri 1990. Pa bërë kurrfarë gabimi përse ishte martuar me një tregtar e zotni si Jonuz Kaceli. Atje ku e ve, me burrë të pushkatuar, u detyrua të përballonte... Continue Reading →

Kur dy zemra dashurohen…

KUR DY ZEMRA DASHUROHEN!nga Marsida T. Najdeni17 nëntor 2021 Nuk e di përse sa herë mendoj për çiftin Sakiqi, Akil Sakiqin dhe Nevrez Këlliçin, më kujtohet kënga e të madhit Muharrem Gurra… "Kur dy zemra dashurohen njëra tjetrën e kërkojnë. Zogjt e qiellit nuk menohen s'bashku çerdhen kur nërtojn." E pra dhe çifti Sakiqi u... Continue Reading →

Rustem Petrela (4 shkurt 1875)

Nga Marsida T. Najdeni 14 nëntor 2021 Tregtari tironas u përzu nga vila e tij në moshën 70 e kusur vjeçare prej pushtuesve të kuq. Prandaj kur kopilat e sistemit festojnë 17 nëntorin e “çlirimit” të Tiranës kini edukatën të kuptoni dhe mësoni se ai ishte pushtim. Një shembull i mijra keqtrajtimeve, vrasjeve dhe hajdutërisë... Continue Reading →

Adelina Sejdini

“Adelinë”me turp nga Marsida T. Najdeni13 nëntor 2021 Emri yt do të thotë fisnike,e tillë linde, e tillë jetove.Luajtën me dinjitetin tënd,palaçot e brigjeve përballë. Viktimë e djajve halabakë,me gjakun tënd xhepat frynë.Por, ti trimneshë e dlirsisë,djallit kurrë si dhe kontratë. Trupin ta gjymtuan vampirët,shpirtin ta pranuan engjëjt.Neve na le të jetojmë me turpin,teksa me... Continue Reading →

Route 128

E si mos munesh t’besosh nër ty, o pereni?! Terrn e natës ku vallzojn yjet e kthen n’hare të ditës. Atje ku s’shkel dora njeriut mëkatar kupton me veten se grimc e botës je. Sa mir osht naiher me u ni vogëlsin, se t’heq çdo tangërllik mendjelehtsie. Si me e kuptu kët’ pabesi kur kto... Continue Reading →

I pushkatuar, ende pa varr, Mahmut (Tut) Mëniku.

4 korrik 2021 Nga Marsida T. Najdeni Tuti lindi në një familje të hershme qytetare tiranase. Familja Mëniku ka nxjerrë figura të historisë shqiptare në fusha të ndryshme, ndër ta dhe publicistin e mirënjohur dhe ish kryetarin e Bashkisë Halil Mënikun. Mahmut (Tut) Mëniku gjithësesi ishte një tregtar i kohës, i cili e filloi dhe... Continue Reading →

Duke gjurmuar Ibrahim Farkën.

23 mars 2020 Nga Marsida T. Najdeni Djali i madh i familjes Farka, zoti Ibrahim Farka, lindi më 13 mars 1907 në Tiranë në një familje ku mbizotëronte harmonia dhe dashuria. Dashuria karshi atdheut tënd fillon pikërisht aty tek skalitja e dashurisë për familjen, pastaj mëhallën, qytetin dhe vjen duke u zgjeruar kjo frymë dashamirëse... Continue Reading →

Blog at WordPress.com.

Up ↑