Vendlindje
Nga Marsida T. Najdeni
4 korrik 2020
Sa hërë të kujtoj,
Tirana ime më mungon.
Aty ku qeshëm dhe ëndërruam,
fëmirinë dhe rininë kaluam.
Tirana e dashur, kahera buzagaz,
me djem danoça e goca esnaf.
Rrugicat me era jasemin,
edhe bahçet si firdes pambarim.
Ku njerëzit vinin e vërshonin,
dhe tironsit pritshin dhe i donin.
Qyteti im sa je vehnit,
të mbaj fort në shpirtin tim.
Je zonjë e kulluar,
plot halle, gjithmonë e kulturuar.
Vlonte muzika dhe dituria,
puqeshin me ngallnim njerëzia.
O Tiron, ty mos tu harroft,
se i punumi fort dhe i shkumi dom.

Foton ma dha Viviana Toptani dhe identifikoi foton posaçërisht për mua.
Leave a Reply