Mëshirim!

27 mars 2021
Marsida T. Najdeni

Sa shum ju du tironsit e mi. Me merret fryma kur ndjej gjith dashnin qe kom per ju. Ndjej per tironsit e mi dhimjen qe le vdekja e nones ke nji fmi. Aq shum meshirohem me ju, vuj me ju, dashurohem me ju, jetoj me ju. Du tironsit e nershem, ato qe llafen nuk e bojshin qeder. Ato tironsit qe ju gjinshin njoni tjetrit, e kishin zemren mjolt e menia i punojte si e si me bo sevape. Me mungon komuniteti im ku kryefjala ishte mirsia, shkushmenia, e mirnjoftja. Ai komunitet qe kishe ku me qa i hall, e qe t’priste me dyret çel. Nuk u bojshe hasha me farefisin e miqt per i llaf goje. Ato tironas qe e kishin zemren pamuk e dijshin me fal tironsin e vet ene kur gabojte. “Ta kam bo kabull” ene jeta riniste si pranvera e bukur, pa shitonlliqe. A kon njel mo kshu tironsash? Nqse po, dijeni se ju du shum, pertej dashnis ju kom nen lekur. Flas e qesh me ju perdit, knoqem tu ju kujtu e tu u permallu me ju.
Ku humet kshu o njerzit e mi qeliber? Si psum ksisoj? Si e lom veten n’dor te shejtonit, i cili o tu na shujt nom e nishon? Me denigrimin e lagjeve tona, shpiave tona, rrugicave tona, qytetit ton, duhet ta dim se faj kemi t’gjith. Ca mo shum e ca mo pak, po amo jemi gjith bashkfajtor. Nuk u nritem iher me protestu, me u bo i garrumull i modh, e me e bo fora per drejtat tona t’falme prej perenis. Majm inot vllain per i cop gardh, a 5 metra katror beton, mener durojm soj e sorollopin duke na shpartallu cdo kujtes njerzore t’parve ton, t’genit ton. O tironas te mir pse keni ra squk? Kujtoni t’paret e juj, e jepini shpirtit yxhym. Fajtor jemi ene ne qe ikem larg po aq sa ju qe nejtet aty. Gishtin duhet ta kallxojm ke vetja iher, masnaj t’shajm filifistunin qe s’i dhimset pse po shem Tironen, me t’cilen se lidh asigjo.
Per ato tironas, t’paret ton, me dhem shpirti e i du deri ne vetsakrifikim. Ne sot jena shum larg, na rroft qe i themi vetes tironas.

Leave a comment

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑