1922: “KOSOVA E SHKRETË” – nga Hasan Fortuzi

Këtë ditë të bekuar t’Kosovës e për gjithë shqiptarinë po ju a uroj me një poezi nga viti 1922 shkruar nga tironasi Hasan Fortuzi (1898-1972). Profeci që i parashikon mirë… Vazhdo Kosovë e na mrekullo!

“KOSOVA E SHKRETË”

Shumë e randë ka qenë ajo Zojë e shkretë
Rreth e qark rrethu me mále e borë,
Sot ka ra buzë për buzë përdhetë.
Ah, ç’na bani Sërbia mizore.

Ka tridhetë vjetë që lufton Kosovë e ngratë
Për të shkretë Shqipëni,
të tanë burrat me të gjitha gratë
sot kanë mbetun nën Serbi.

Sot shqipja tue fluturue
nëpër Vardar don me ra,
Për Kosovë me gjykue
nga Sërbia me u nda.

Vardar shumë i durueshëm e i shkretë.
Perëndia do të bajë emër,
e qetë Serbia s’ka me mbetë
se Kosovën do të ketë shemër.

Vardar që del anës Tetovës,
Në Tetovë jetojnë shqiptarët,
pse nuk i qahe Evropës
që ujin ta pijnë barbarët.

Në qofsh uj i shqiptarëve
ti na ban nji mrekullimë,
me amanetin e të parëve
Do ta mëshish tanë Serbinë.


Shkëputur nga libri “Tirôna Jonë. Vjersha e poezi autorësh tiranas të shekujve XVIII-XIX-XX.” Përgatitur nga Selman Vaqari, viti 2000, faqe 20-21.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: